“Falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve, krim elektoral”, Kalaja: Firma u hodh nga Balluku, si në çdo rast problematik

Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, i ftuar në studion e News24 ka folur për kallëzimin që ai ka bërë për faljen e gjobave nga qeveria, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Kalaja theksoi se ky veprim përbën krim elektoral, ndërsa shtoi se personi që ka hedhur firmën është Belinda Balluku.

Sipas tij, Balluku ka firmosur në çdo rast problematik, duke përmendur edhe çështjen e inceneratorëve.

Ai nënvizoi se nuk është kundër faljes së gjobave, por miratimi i këtij ligji vetëm pak para zgjedhjeve përbën shkelje të rëndë elektorale.

“Çështja është në Apelin e GJKKO e cila ma ka rrëzuar. Pretendoj se kemi të bëjmë me fakt penal dhe kam kallëzuar Këshillin e Ministrave. Sipas informacioneve që kam unë kur është bërë kjo mbledhje firmën e ka Belinda Balluku. Sa herë ka pasur problematika të tilla, si në rastin e inceneratorëve, Rama e delegon firmën e tij. Ligji e parashikon se nuk mund të ndërmerren politika fiskalë kur jemi pranë zgjedhjeve, gjobat janë para zgjedhjeve të 11 majit. Qeveria e ka bërë ligjin në 31 dhjetor dhe duhet të hynte në fuqi në 15 janar. Këta e kanë mbajtur të fjetur dhe e kanë miratuar në 9 maj, dy ditë para zgjedhjeve faljen e gjobave. Kemi të bëjmë me krim elektoral, dy ditë para zgjedhjeve nuk falen gjobat”, tha ai mes të tjerash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×