
Me mbërritjen në fin ishin e Çmimit të Madh të Las Vegasit në Formula 1, titulli dukej i hipotekuar për Lando Norrisin, por gjithçka u shndërrua papritur në dramë. Britaniku kaloi nga 30 pikë avantazh ndaj Oskar Piastrit dhe 42 ndaj fituesit Maks Vershtapen, në një situatë krejtësisht të përmbysur.
Nata në Las Vegas mori tjetër drejtim. Konsumi i tepërt i pllakës nën shasi (skid block) tek të dy MekLarenët solli skualifikimin e menjëhershëm. Norris tani shkon në dy garat finale me vetëm 24 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës dhe po aq ndaj Vershtapenit, i cili vjen më i motivuar se kurrë. Tani pyetja është e qartë,
“A ka më Botëror? Përgjigja është “Po”, pasi gara është më e hapur se kurrë. Në lojë mbeten 53 pikë, ndërsa 24 pikë janë një diferencë e vogël. Aq më tepër kur Vershtapen, që prej Holandës, nuk ka zbritur nga podiumi: i dytë në Zandvort, fitues në Azerbajxhan dhe Itali, i dytë në Singapor, fitues në Ostin, i treti në Meksikë dhe Brazil dhe sërish fitues në Las Vegas. Holandezi i Red Bullit i mbijetoi “matchball”-it të parë që mund ta eliminonte, por tani e pret detyra më e vështirë: të rikuperojë me shpejtësi një hendek të madh. Forma e tij e fundit nuk lë vend për dyshime, Maks Vershtapen është njeriu i momentit.
LLOGARIA E NORRISIT – Norris mund të jetë i goditur moralisht, por përpara ka një detyrë shumë të thjeshtë: vetëm duhet të marrë dy pikë më shumë se Piastri dhe Vershtapeni për t’u shpallur kampion. Këtë nuk mund ta arrijë në Sprintin e Losailit, por nëse fiton garën e madhe, atëherë mbyll llogaritë. Kjo është shumë për t’u kërkuar, dhe Red Bullit i duhet një tjetër “mrekulli” nga ato që ka prodhuar së fundmi, si rikuperimi spektakolar në Interlagos apo fati që solli skualifikimin e MekLarenit në Las Vegas. “Unë shkoj garë pas gare. Dua të mbledh sa më shumë pikë dhe pastaj shohim ku jemi në Abu Dabi”, u shpreh kampioni në fuqi.
LOJA PSIKOLOGJIKE – Vershtapen do të vazhdojë lojën e tij. Në Las Vegas, ai kaloi vështirësinë psikologjike të fillimit dhe më pas goditi fort kur Norris nisi ndjekjen. “Pjesa më e mirë e garës? Të gjitha ato xhiro të shpejta. Tipike e Maksit”, tha Helmut Marko i Red Bullit pas garës. Tani vjen një fund ku MekLareni e ka titullin në dorë, por akoma nuk ka vendosur një lider të qartë. Duhet të kishte një të tillë, sepse epërsia është e rëndësishme, ndërsa Piastri është në rënie të lirë. Kjo mbetet për t’u parë në natën e Katarit. Në letër, Norris është favorit dhe mund ta afrojë edhe më shumë titullin nëse vazhdon me ritmin e garave të fundit. Por asnjëra prej tyre nuk erdhi pas një goditjeje të tillë, një skualifikim i pastër teknik. “Ne gjithmonë kërkojmë maksimumin, por këtë herë nuk arritëm ekuilibrin e duhur. Asgjë nuk mund të ndryshojmë tani, duhet të fokusohemi te Katari”, tha piloti britanik.
DYSHIMET TE MEKLAREN – Teknikisht, qartësia mungon. A ishte Las Vegasi thjesht një paralajmërim… apo ka më shumë probleme? Nëse arrijnë të zgjidhin shpejt situatën dhe të shkojnë në Katar me fokus të plotë, mbeten favoritë. Por Vershtapen mund t’u futet në mendime dhe aty fillon frika. “Është një gabim shumë i rëndë. Nuk duhej të ndodhte, por ndoshta makina nuk po jepte çfarë duhet dhe u detyruan ta bënin”, deklaroi Jos Vershtapen, babai i kampionit holandez, i cili si gjithmonë nuk lë askënd indiferent.
and then