“Grup i strukturuar kriminal”, Bardhi nxjerr foton: Banda 2B e Ballukut, ka vjedhur paratë e shqiptarëve me tenderë të paracaktuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka ndarë një foto në profilin e tij në Facebook, ndërsa akuzon se “banda 2B” e Belinda Ballukut, ka vjedhur paratë e shqiptarëve me tendera qindra miliona euro.

Gjithashtu Bardhi shprehet se “banda e hajdutëve” siç ai i quan, mblidhje rregullisht në “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderët korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Reagimi i plotë:

Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.

Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.

588774109 1270559085090918 3673343887817856259 N
588774109 1270559085090918 3673343887817856259 N

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×