
Në foton e denoncuar nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili e quan “banda 2B”, vërehen bashkëpunëtorët më të ngushtë të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila pas komunikimit të akuzës dhe marrjes si e pandehur nga SPAK, u pezullua nga funksionet e saj në qeveri nga GJKKO.
Në krye të fotos, ai që bën selfien është Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH, që sot ndodhet në burg për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Në të djathtë të fotos: Viola Haxhiademi (sekretare e pergjithshme e ministrisë), kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në tenderin për tunelin e Llogarasë, njeriu kyç i çdo shkrese e paraje, e dyta Vikrita Çuto (drejtoresha e burimeve njerzore e ministrise), e treta me flokë të zeza Sindi Dushku (drejtoreshë ekabinetit të ministrisë, kushërirë e deputetes Olta Xhaçka)
Në krye të tavolinës, Ceno Klosi, pas tij Arber Avrami (ish drejtor i Albgaz)
Më pas vjen ministrja, Florian Serjani (këshilltari per mediat) vajza brune në krah të Serjanit Evis Mamaj (drejtoreshë e buxhetit në MIE, njeriu kyç në çdo tender, së cilës i është sekrestruar telefoni)
and then