Reshje intensive shiu, përmbytet lagjja “Beslidhja” në Lezhë, hera e dytë brenda 10 ditësh

Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën.

Uji ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes.

Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×