
Robert Lewandovski do të qëndrojë në Barcelonë, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Kështu bëjnë me dije mediat spanjolle, lidhur me të ardhmen e sulmuesit polak të katalanasve. Ditët e fundit krahas interesimit nga Milan, flitet edhe edhe turqit e Fenerbahçe kishin përpiluar një ofertë për Lewandovskin, por Barça e ka refuzuar duke konfirmuar se bomber I tyre do të qëndrojë me blaugranat deri në fund të këtij sezoni.
Kujtojmë që kontrata e Lewandovskit me Barçën përfundon verën e ardhshme, me palët që ende nuk janë ulur në bisedime për të vendosur nëse polaku do të jetë një futbollist i Barçës edhe sezonin e ardhshëm, apo nëse do të largohet për të nisur një aventurë të re.
and then