“Shembulli i dosjes ‘Balluku’, ‘të vjedhim Shqipërinë’”, Bardhi takim me ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ku në qendër të bisedës kanë qenë procesi i integrimit europian dhe standardet demokratike në vend.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Bardhi thekson se Gjermania mbetet një prej mbështetësve kryesorë të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë funksionale, zgjedhjeve të lira, institucioneve të pavarura dhe luftës pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria europiane nënkupton standarde që garantojnë demokraci të vërtetë dhe funksionale,” deklaron Bardhi, i cili ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit ndaj reformave dhe procesit të integrimit. Sipas Bardhit, Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian dhe është e vendosur që ky proces të sigurojë standarde të prekshme për qytetarët shqiptarë, duke u mbështetur te meritokracia dhe qeverisja e përgjegjshme.

Ai ka shprehur shqetësimin se gjatë 12 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka bërë “hapa pas” në elementët kryesorë të funksionimit demokratik.
REAGIMI
🇦🇱🤝🇩🇪 Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane. Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për këtë pata kënaqësinë të bisedoja me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, të cilin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian dhe ne jemi të vendosur që ky proces të sigurojë standarde europiane në jetën e çdo shqiptari dhe për këtë nevojitet që të jetë thellësisht i bazuar në meritokraci.
Ndava qëndrimin tim, se për fakt të keq, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, në secilën nga elementët kyç të një shteti demokratik europian, Shqipëria ka bërë hapa prapa.
Për të bërë hapa para, Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë. Shembulli i dosjes penale të Belinda Ballukut e provon më së miri instalimin në Shqipëri, gjatë këtyre 12 vite, të këtij sistemi asgjësues për të ardhmen europiane të Shqipërisë. 🇦🇱🤝🇪🇺



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×