
Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona në 24 orët e fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Arrestimet janë kryesisht për dhunë dhe përndjekje, për dhe për drogë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën e i sekuestruan sasi lëndësh të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. P., 35 vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari.Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallen në kërkim shtetasin G. D, 21 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale një 18-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Gj, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 36-vjeçare;
-E. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin J. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. N, 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin K. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për jetën, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës punonjësit e policisë;
-arrestuan shtetasin K. K., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. N dhe K. L, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 62 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M dhe F. F, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin O. M;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H, 20 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht dy shtetas.
Specialistët e qarkullit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin A. G, 24 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga;
-arrestuan shtetasin J. B, 26 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga;
-arrestuan shtetasin E. Gj, 33 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur motoçikletën në të cilin lëvizste shtetasi F. K, 81 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin K. G., 48 vjeç, pasi dyshohet se automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me drejtuese shtetasen E. Xh. Si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas(pasagjerë), të cilët pas marrjes së mjekimit kaluan në banesë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. B, pasi me automjetin që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues L. D, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. Gj, 24 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
-me datë 25.11.2025:
•në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale. Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim;
-A. B, kallëzoi se është goditur nga 2 shtetas të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then