4 muaj verifikime, SPAK propozon Joni Ketën për në krye të BKH-së. KLP vendos në 2 dhjetor

Pas më shumë se katër muajsh verifikimesh, intervistimesh dhe kontrolli të plotë integriteti, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit për pesë vitet e ardhshme.

Procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, filtronte 7 kandidatë, mes tyre katër efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror, duke finalizuar sot emrin e vetëm që i kalon për vendimmarrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP pritet të zyrtarizojë emërimin e Ketës në mbledhjen e 2 dhjetorit, ndërsa më 11 dhjetor pritet gara tjetër e rëndësishme: zgjedhja e kreut të ri të SPAK, që mbyll një prej proceseve më të ndjeshme të drejtësisë së re.

7 Garuesit për kreun e BKH-së ishin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×