“Ish-zv/kryeministrja tha që ka shkuar në Ankara, përse SPAK nuk e heton?”/ Salianji: Ku i gjen paratë e çarterit kryeministri?

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji u shpreh se pavarësisht zhvillimeve të SPAK, korrupsioni nuk është ulur.

Gjithashtu Salianji u ndal tek një sërë çështjesh, ndërsa shtroi pyetjen se përse SPAK nuk heton për çështjen që ka shkuar në Ankara, pasi siç shtoi ai ka qenë ish-zëvendëskryeministrja që e ka thënë.

 

“Ka një perceptim në publik për drejtësinë në tërësi që korrupsioni nuk është ulur. A i parandalon ngjarjet drejtësia e re apo ju shkon mbrapa? Rastet e sotme kane treguar që i shkon me vite nga mbrapa. U krijua një TASK Forcë për zgjedhjet, gjithë dynjaja flet për pabarazi në zgjedhje. Këto që më ra bingo nga skyecc është të vijë e gatshme. Por a ka një perceptim pozitiv për shkak të kësaj që iku ky apo edhe ky, kjo pastaj është çështje tjetër. Pra çdo gjykim duhet bërë mbi çështje konkrete. Mund të them që ka prokurorë që kanë pasur dosje, “të nxehta” dhe kanë bërë punën e tyre, ka raste që kanë prej vitesh dhe nuk diskutohet. Dhe shtohet pyetje,- ky SPAK, Edin Ramën që ka dalë tek kjo çështja që ka dalë ish-zëvendëskryeministrja dhe ka thënë që ka shkuar në Ankara. Edhe tek kjo e Ballukut. Ekziston foto për këtë kompaninë. E ka thënë Ben Ahmetaj që mua ma kanë bërë politikisht sepse nuk kam firmosur. E ka të vështirë SPAK të bëjë hetim? Ore ku i gjen paratë e çarterit kryeministri. E ka të vështirë SPAK ta thërrasë…A e ka të vështirë për të gjitha këto?”, tha Salianji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×