“Sofra e 113 Vjetorit të Pavarësisë”/ Spiropali në Shkodër me Presidenten Vjosa Osmani

Pasditen e sotme, 27 Nëntor, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të mirëpresë në Shkodër, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në “Sofrën e Pavarësisë”, ceremoninë e posaçme të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në orën 18.00, Spiropali dhe Osmani do të mbajnë fjalët e tyre përshëndetëse në “Sofrën e Pavarësisë” në Sheshin “Nënë Tereza”.

Pas ceremonisë, rreth orës 19.00, Ministrja dhe Presidentja e Kosovës, do të bashkohen me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, për koncertin festiv të organizuar nga Bashkia Shkodër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×