
Qendra ADISA në Gjirokastër është grabitur rreth një javë më parë, në një ngjarje ende të paraportuar zyrtarisht nga policia dhe me autorë të paidentifikuar duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e infrastrukturës publike. Sipas burimeve lokale, persona ende të panjohur kanë thyer xhamat dhe kanë marrë objekte nga brendia e godinës, megjithëse nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve.
Qendra, e hapur në vitin 2017 si pjesë e programit kombëtar për modernizimin e shërbimeve publike, ka ofruar në Gjirokastër një seri shërbimesh të rëndësishme, duke përfshirë gjendjen civile, pasaportat, çështjet kadstrale dhe dokumentet administrative. Hapja e ADISA-s në qytet ishte pjesë e investimeve qeveritare për qendra “one-stop-shop”, që synonin t’u lehtësonin qytetarëve aksesin në zyrat publike pa udhëtime të panevojshme.
Megjithatë, prej më shumë se një viti, qendra nuk po ofron shërbim për qytetarët dhe hapësira ka mbetur e mbyllur dhe e pambikëqyrur, duke e bërë më të ekspozuar ndaj ngjarjeve të tilla. Deri tani, policia nuk ka dhënë informacion mbi ngjarjen, nuk ka konfirmuar dëmet dhe nuk ka njoftuar për identifikimin e autorëve.
and then