“Palestra e ka relaksuar, po punon për të nxjerrë një libër”, avokati i Ilir Metës: Do të marrë pjesë në çdo seancë

Avokati i kreut të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi se klienti i tij do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore që prej ditës së sotme.

Në një prononcim për mediat, Cakrani theksoi se Meta është i gatshëm të përballet me akuzat dhe të paraqesë çdo argument në mbrojtje të tij.

Sipas avokatit, Meta paraqitet tepër i qetë dhe i relaksuar, madje po punon edhe për botimin e një libri të ri.

“Meta do të marrë pjesë në çdo seancë. Ai dëshiron të përballet me çdo pretendim dhe do të japë çdo përgjigje e sqarim lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij. Që prej sot, Meta do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat. Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt dhe është i qetë; ndoshta palestra dhe puna me librin që po përgatit e kanë ndihmuar. Sigurisht, edhe prania ime si avokat ka kontribuar në këtë qetësi,” u shpreh Cakrani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×