
Është promovuar libri me poezi “Zëri im për ty Medvegjë”, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Asamblesë së shoqatës Tirana Shkëlqim Hajdari.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Shkëlqim Hajdari thotë se në përfundimit të promovimit të librit, bashkë me Presidentin Moisiu, si edhe kryetarët e mbi 10 shoqatave atdhetare ranë dakord që të përgatitet një deklarate protestë publike, për gjendjen e paprecedentë që po i ndodh shqiptarëve në Luginë e Preshevës.
Reagimi;
Boshatisja dhe gjenocidi ne Luginën e Presheves, na thotë SOS! Sot në promovimin e librit me poezi” Zëri im për ty Medvegjë ”të poeteshës Majlinda Shaqiri. Në përfundimin të promovimit të librit, diskutantët, më në krye Presidentin Moisiu, kryetaret e mbi 10 shoqatave atdhetare e kulturore organizatore të këtij aktiviteti, duke filluar nga shoqata Tirana, Dibra, Mallakastra, Labëria, Kolonja etj. ranë dakord që të përgatitet një deklarate proteste publike, për gjendjen e paprecedente qe po i ndodh shqiptareve ne Luginë, dhe pasi të nënshkruhet nga organizatoret e ketij aktiviteti dhe nga personalitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ti drejtohet dy qeverive e dy parlamenteve të Shqipërisë e Kosovës, ambasadave te vendeve anëtare te BE dhe ambasadës së SHBA si dhe Këshillit te Europës, Parlamentit dhe Komisionit Europian
and then