“Pa larguar dyshen Rama-Balluku nuk tërhiqemi”, Noka: Sot na përqeshin për pjesëmarrjen, por do dorëzohen. Do kërkojmë qeveri teknike

I pyetur gjatë debatit në “Kjo Javë” se cilat do të jenë hapat e radhës së opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2”, të organizuar çdo të hënë para Kryeministrisë, deputeti Flamur Noka u shpreh se pa u larguar dyshja Rama-Balluku nuk do të tërhiqen.

Sipas Nokës, protestat do të vazhdojnë, megjithëse PD po e përqeshin në këtë fazë të organizimit të Foltores.

“Do të vazhdojmë me këtë mënyrë. Sot jemi në fazën që po na përqeshin. Do na shajnë, agresojnë por do dorëzohen.

Po e ke vënë re kemi një pikë ku gëzojmë kauzën tonë, largimi i dyshes Rama-Balluku, qeveri teknik për zgjedhje të ndershme. Kjo është qëllimi. Me këtë qeveri, zonjë e dashur hiq Fitimin hiq Flamurin, nuk ndryshon gjë. Duhet hequr koka e narkosit. Që të kthehet maksimalizimi i votes”, tha Noka.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×