Pjesë e Kongresit vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid, Alket Hyseni jep lajmin e mirë: Vitin tjetër organizohet në Tiranë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka marrë pjesë në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid.

Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni jep lajmin se vitin tjetër, në maj 2026 kongresi do të mbahet në Tiranë.

“Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, një përpjekje që na sfidon të mendojmë më gjerë, të veprojmë më guximshëm dhe të ndërtojmë politika më të përgjegjshme për të ardhmen”, shkruan ai.

Postimi i plotë:
Është një nder i veçantë të marr pjesë sërish në Kongresin vjetor Euro Latam Lex 2025 në Madrid.
Ky kongres mbledh së bashku juristë, vendimmarrës dhe profesionistë të shërbimit publik nga rajone të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rrallë dialogu dhe bashkëpunimi. Ai është kthyer në një urë të vërtetë lidhëse mes kulturave dhe traditave ligjore, të bashkuara në angazhimin për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta.
Është frymëzuese të jesh pjesë e këtij rrugëtimi kolektiv, një përpjekje që na sfidon të mendojmë më gjerë, të veprojmë më guximshëm dhe të ndërtojmë politika më të përgjegjshme për të ardhmen.
Faleminderit organizatorëve dhe çdo pjesëmarrësi për energjinë dhe vizionin që i japin këtij forumi.
Vitin tjetër , në Maj 2026 Euro Latam Lex në Tir nën tonë të bukur.

Gtyhhtyjjhk
Gtyhhtyjjhk



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×