Skandali “Balluku”/ “Rama duhet ta shkarkonte”, Burimi: Kthimi i Belindës në detyrë nga “Kushtetuesja” do të ishte vetëvrasje e drejtësisë

Analisti Genc Burimi në një intervistë në “News24”, foli situatën politike në vend, duke analizuar pezullimin për Belinda Ballukun dhe situatën në Partinë Demokratike.

Burimi tha se pas gjithë korrupsionit që ka përfshirë vendin, duhet të ketë një revoltë më të madhe edhe nga qytetarët. Ndërsa theksoi se drejtësia ka treguar se është me dy standarde.

Sipas tij nëse Gjykata Kushtetuese do ta kthente ballukun në detyrë do të bënte një vetëvrasje.

“Për akuza kaq të rënda duhet të të shkarkohet kryeministri. Nëse Gjykata Kushtetuese e kthen në detyrë, pra po e bëri këtë gjë do të jetë një vetëvrasje.

“Reagimet janë të pritshme, a mund të jetë këto iniciativa të suksesshme nuk e besoj. Sepse eksperiencat na e kanë treguar. Basha e provoi, Alibeaj e provoi…Sepse partia ka një emër, ka një markë. Një parti që pëson të tilla lëkundje nuk është gjë e mirë, por tjetër zgjidhje nuk ka. Ajo që e dobëson një parti është kur jepet imazhi opinionit publik që diçka e bëj në lidhje me interesin tim dhe jo me interesin e përgjithshëm. Pasi interesi publik përfshin edhe ato që nuk janë në PD. Ajo që i bashkon të gjithë është programi…Sot a ka ndonjë propozim sepse kemi edhe rastin konkret me Ballukun, sepse këto duan qytetarët. Pra këtë spektakël duhet t’ja kursejmë shqiptarëve”, tha Burimi, duke shtuar: “E kam ndjekur, siç vepron jashtë vepron edhe brenda. Siç tha edhe Nano kur u shkëput Ilir Meta me LSI…A e dëmton Ramën që ra në burg Tahiri, doli që jo. Dëmtimi matet kur ke zgjidhje…Ajo që është me rëndësi është fakti që drejtësia duhet të veprojë, por nuk po vepron. As në rastin e Ballukut…Gjithçka ka dy standarde. Kur jemi në aferë penale mos kërkoni zgjidhje nga pushteti, as nga opozita, por ka drejtësia. Rama edhe vetë është penalisht i ndjekshëm. Nuk është elegante të sulmosh drejtësinë kur je në pushtet…Me gjithë këto afera Rama nuk është thirrur asnjëherë, dhe kjo do të thotë që ka një bashkëveprim nën hije mes Ramës e drejtësisë…Afera e McGonigal, Balluku, dhe asnjëherë…”.

Gjatë intervistës, foli edhe për takimin e Ervin Salianjit më të votuarit në Partinë Demokratike, dhe komentin e dhënë nga Berisha i cili tha se “çdokush ka hapësira për të shprehur mendimin”.

Ky takim për analistin Burimi nuk pritet të sjellë asnjë dhe se një spektakël  tillë u duhet kursyer shqiptarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×