
Dy krahë robotikë me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore, të ndërtuar për kërkime mbi inteligjencën artificiale fizike, pasqyrojnë lëvizjet e një operatori me helmetë VR që rrotullon duart si një magjistar.
”Me pak praktikë, krahë të tillë mund të kryejnë vetë detyra të përditshme”, thotë kompania “Enactic”, e cila po zhvillon robotë humanoidë për të larë enët dhe për të bërë lavanderinë në shtëpitë e kujdesit në Japoni, ku mungon fuqia punëtore.
Kjo shënon fillimin e epokës së AI-së që hyn në botën materiale përmes robotëve të zgjuar, makinave vetëdrejtuese dhe pajisjeve të tjera autonome.
Kompanitë teknologjike po investojnë shuma gjigante në këtë fushë, dhe Morgan Stanley parashikon se deri në vitin 2050 në botë mund të ketë më shumë se një miliard robotë humanoidë.
Shembujt nga terreni po shtohen.
Në Guangzhou të Kinës, ”XPeng” prezantoi javën e kaluar një robot humanoid me pamje elegante, mes duartrokitjeve dhe habisë së të pranishmëve.
Robotët e tillë ecin dhe madje edhe kërcejnë, por aftësia për të manipuluar objekte , shumë më kompleks, ende nuk është treguar bindshëm. Ndërkohë, kostoja e lartë e pjesëve mekanike i bën këta robotë të papërshtatshëm për zëvendësim masiv të punonjësve në fabrikat kineze.
Megjithatë, prodhuesit besojnë se me mjaftueshëm të dhëna dhe trajnim, robotët humanoidë do të mund të kryejnë pothuajse çdo detyrë njerëzore, nga dado te kuzhinier apo kopshtar.
Në Japoni, “Enactic” po bashkëpunon me qendra kujdesi që robotët e tyre të telekomanduar të marrin përsipër punët e rënda, ndërsa punëtorët profesionistë fokusohen te mirëqenia e të moshuarve.
and then