Bonuset e festave të fundvitit nga sot në Postë/ Pensionistët të pakënaqur: Ballukut i kanë dhënë më shumë!

Nga sot pensionistët që marrin pensionin në postë mund të tërheqin bonusin e festave të fundvitit. Edhe këtë vit bonuset janë përcaktuar sipas kategorive;

-Pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh
-Pensionistët me pension mbi 20,000 lekë do të marrin një bonus prej 10,000 lekësh
Ky shpërblim synon të mbështesë pensionistët gjatë periudhës së festave dhe përfshin rreth 541 mijë përfitues në të gjithë vendin.

Ndërkohë, për gazetaren e News24, Erjola Jata, pensionistët janë shprehur të pakënaqur. Mes shumë zërave kritikë për vendimin e qeverisë, ishte dhe ai i një pensionisti, i cili me ironi tha; “Ballukut i kanë dhënë më shumë!”, duke nënkuptuar kështu skandalet e zonjës Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu pensionistët  janë shprehur se duke e krahasuar me çmimet është e pamjaftueshme.

“Qeveria mendon gabim sepse nuk mund të rriten me aq sa deklaron kryeministri pensionet. Ajo është qesharake. Duke parë gjendjen aktuale duhet të rriten të paktën në krahasim me çmimet aktuale”, tha ai.

Pensionistët më tej kanë theksuar se rritja duhet të jetë të paktën 10 % në vit dhe se rritja aktuale është tejet qesharake.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×