Skandali “Balluku”/ Berisha: Gjykata Kushtetuese duhet të zhvillojë seancë të hapur

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Rama është përpjekur të bëjë presione ndaj sistemit gjyqësore. Ndërsa shton se të gjitha këto veprime i ka të kota sepse është i pashpresë.

“Ndërkohë që në Gjykata Kushtetuese zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë  e një vendi midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes përfaqësuar nga qeveria, gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare nga Edvin Kristaq Rama, duke mos komentuar më tej i bëj thirrje GJK të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje sepse është cështja me nxirë në historinë e jurisprudencës europiane. Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka shkuar në GjK për të mbrojtur masa që gjykata të tjerë kanë marrë për vjedhjet në të gjitha aspektet. Ky akt i Ramës lidhet me implikimin e tij gjer në veshë në këtë afër dhe në të gjitha aferat që vijnë pas. Është është bashkëpunëtor i krimit”, tha Berisha.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×