
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi theksoi se administrata publike është kthyer në basem votash për partinë në pushtet dhe sipas tij përdore dhe si rrjet patronazhimi.
Ai theksoi se Shteti ka pushtuar zgjedhjet dhe sipas tij, është aktor kryesor tek ato.
“Raporti i ODHIR ka dhënë me qartësi ccështjen kryesore që përballen në zgjedhjet. Që është shteti në zgjedhje. Shteti që është kthyer në aktor të plotë pra ka invatuar dhe pushtuar zgjedhjet. Përdorimi totale jo vetëm burimet e thjeshta materiale. Përdorimi administratës publike qoftë si basem votash dhe si rrjet patronazhimi. ODHIR kësaj radhe ka shkuar dhe me rekomandime.
Pra ne i kemi dhënë më shumë kohë. Por kjo duhet t jetë prioritare për debatin që bëjmë ne. Shumica dërmuese e ccështjeve lidhet me qeverisjen e përditshme.”, tha ai.
Ai shton se marrëveshja e 5 qershorit 2020-të prodhoi në amendim total të kodit zgjedhor.
“Ky kalendar ka një qasje të ftohtë. Tematikat janë më të gjalla. Temat nuk mund të trajtohen të shkëputura. Ka praktikë të hershme. Kemi bërë të mundur që diskutimet të ishin 360 gradë. Duhet të sigurojmë këtë që qasja të jetë e plotë.
Nuk mund të kufizohemi vetëm te rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Përs a kohë janë përmendur atje nuk janë ripërsëritur në raportin e fundit. Marrëveshja e 5 qershorit e 2020-ës, prodhoi një amendim total të kodit”, tha Bylykbashi.
and then