
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Parlamentit, u ndal te korrupsioni, të cilin e cilësoi si një nga problemet më të mëdha që prekin drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë.
Ai mbështeti shqetësimin e ngritur më herët nga deputetja Ina Zhupa, duke theksuar se çështja e arrestimit të një zyrtare të njohur në institucionet europiane si Federica Mogherini përbën një problem për qytetarët.
“Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare evropiane, por drejtoresha e Kolegjit Europian, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës,” deklaroi Boçi.
Deputeti demokrat kërkoi sqarime edhe për ndërprerjen e fjalës së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga drejtuesit e seancës parlamentare. “Pse ia mbyllët mikrofonin Shehajt?”, u shpreh ai.
Boçi akuzoi kryeministrin se është i vetmi në Europë që sulmon haptazi sistemin e drejtësisë “të cilin vetë e ka nxjerrë nga sqetulla e vet”, duke iu referuar hetimeve të SPAK ndaj figurave të larta të mazhorancës. “Ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë,” theksoi ai.
Në vijim, Boçi u ndal edhe te paketat ekonomike të qeverisë, duke kritikuar ashpër të ashtuquajturën “paqja fiskale”, e cila sipas tij është kundërshtuar edhe nga institucionet europiane për shkak se dëmton drejtpërdrejt financat e familjeve shqiptare. “Paqja fiskale prek xhepat e çdo qytetari dhe institucionet europiane e kanë thënë qartë këtë,” u shpreh ai.
and then