“Evropa po i fut në burg të korruptuarit, Rama kërkon t’i kthejë në zyrë”, Gjokutaj: Mogherini ka qenë partizane e Reformës në Drejtësi

Avokati, Genc Gjokutaj, tha se ish-kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, ka qenë një nga partizanet më të mëdha të Reformës në Drejtësi. Gjokutaj theksoi se ndërkombëtarët e korruptuar po shkojnë në burg, kurse sipas tij, Rama kërkon ti kthejë në zyrë, njësoj si me rastin e Ballukut.

“ Ky kryeministër duhet të menaxhojë së pari veten, pastaj të dali dhe ti flasë njerëzve. Pastaj të firmosë kërkesa. Të vijnë shumë mirë ju se çfarë bëri me Kushtetuesen, ky që i ka çuar në Dajt.

Në marrëveshjen me Italinë për shembull. Italianët që kishin interes e rrëzuan, ne e miratuam. Kjo Mogherini, ka qenë një nga partizanet më të mëdha të Reformës në Drejtësi dhe është në burg.

Këta me njërën dorën i kanë numëruar lekët dhe tjetrën ja kishin futur ndërkombëtarëve. Tashi këta ndërkombëtarët po shkojnë në burg, dhe ne kërkojmë që ti kthejmë në zyrë.”, tha Gjokutaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×