Forumi i IDU në Washington/ Fatmir Mediu takime me anëtar të unionit: Diskutuam për zgjedhjet e manipuluara në Shqipëri, krimin dhe përdorimin e gjyqësorit kundër opozitës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Forumin IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci) që po zhvillohet në Washington DC.

Mediu ka ndarë detaje nga Forumi, duke thënë se Partia Republikane dhe Partia Demokratike, janë anëtar të këtij unioni të partive konservatore nga shumë vende të botës. Mediu është takuar dhe figura të rëndësishme, ish-Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein, Anëtar i Bordit të Inteligjencës pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Gjithashtu Mediu nënvizon se ka diskutua me Presidentin e Institutit Republikan Daniel Tëining dhe Drejtorin e IRI Stephen Nix për problemet e zgjedhjeve të manipuluara në Shqipëri, krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe përdorimin politik të gjyqësorit kundër opozitës.

Statusi në Facebook i Fatmir Mediut

Forumi i IDU (Unioni Nderkombetar per Demokraci) po zh illoget ne Ëashington DC. Partia Republikane dhe Partia Demokratike janë anëtar të këtij unioni të partive konservatore nga shumë vlnde të botës si dhe Partia Republikane Amerikane.
🔹Në hapje te Forumit pata kënaqësinë të takohesha dhe bisedoja me ush Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein, Anëtar i Bordit të Inteligjencës pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. O’Brein ka qënë dhe ngelet një mik i shqiptatëve dhe mbështetës i Kosovës, në fjalën e tij ai vuri theksin në mbështetje të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia.
🔹Kryetar i IDU ish Kryeministri Kandez Stephen Harper është një mik i vjetër që ka mbështetur abtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe opozitën shqiptare.
🔹Po ashtu diskutova me Presidentin e Institutit Republikan Daniel Tëining dhe Drejtorin e IRI Stephen Nix për problemet e zgjedhjeve të manipuluara në Shqipëri, krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe përdorimin politik të gjyqësorit kundër opozitës.
Diskutuam për angazhim dhe mblshtetje të IRI në kuadër rajonal kundër influencës keqëdashëse të Kinës dhe Rusisë në Ballkan.

594199129 1363346265248811 2761671013811958530 N

593583779 1363346268582144 8751775895928547937 N

 

593853558 1363346278582143 6202157996649105008 N

593940586 1363346281915476 538947295897247329 N



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×