
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse.
Ervin Salianji: Ky është një moment i rëndësishwm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD.
Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.
Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur.
Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani në PD i votuar apo i pa votuar.
Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë.
PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin.
Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di.
and then