Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

Këtë të premte do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh.

Seanca do të mbahet në orën 09:00.

Seanca e pak ditëve më parë u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×