
Stafi i mësuesve dhe nxënësit e shkollës “Dom Nikoll Kaçori” në Durrës kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Boba, pasi këta të fundit humbën djalin 15-vjeçari i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatari.
Nxënësit dhe mësuesit e “Dom Nikoll Kaçorit” shprehën se vdekja e Erionit ishte një humbje e madhe për këtë shkollë.
“Stafi mesues -nxenes i shkolles “Dom Nikoll Kacorri” i shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe te perzemerta familjes Boba per humbjen e djalit te tyre.
Erioni na la … iku nga kjo jete,nga familja dhe shoket e tij. Sot la zemerthyer cdokend qe e njihte.
Ishte buzeqeshja ,alegria dhe dashuria e cdo shoku ne shkolle…I paharruar qofte kujtimi yt Erion! Ikja jote do te jete nje humbje e madhe dhe nje plage e pambyllur ne zemrat tona.”, thuhet në postim.
and then