
Kosova u njoh me kundërshtarët në Botëror, nëse dardanët do arrijnë të kualifikohen. Ekipi i Fodës do të jetë në grupin D, bashkë me SHBA, Paraguai dhe Australi.
Gazetari i sportit, Igli Çutra tha në Sport News në News 24, në bisedën me Trevisa Tufën, se ky është grup i balancuar.
“Unë shoh një grup të balancuar. Janë 4 skuadra që do jenë në nivel për të garuar deri në fund.
SHBA, ka një detyrë të vështirë, për të përfaqësuar vendin si mikpritës. SHBA e ka të rëndësishme këtë si kompeticion”- tha Çutra.
and then