
Një aksident tragjik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e një përplasjeje të trefishtë mes dy makinave dhe një motoçiklete ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve, viktima është 38-vjeçari O.Xh, i cili drejtonte motorrçikletën.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
and then