“Short i jashtëzakonshëm”, Ademi optimist: Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi shanse

Në rast se arrin të kualifikohet në Botërorin 2026, Kosova do të jetë në grup me një nga vendet organizatore, SHBA-të, Paraguajin dhe Australinë. Një short i favorshëm, sipas presidentit të Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kreu i futbollit kosovar e ka konsideruar një short të veçantë, duke iu referuar lidhjes që Kosova ka me SHBA-të. Ademi ka folur me respekt për kundërshtarët e grupit, gjithmonë nëse “Dardanët” ia dalin të kualifikohen në play-off.

“Është një short i jashtëzakonshëm, krejtësisht ndryshe nga shortet e tjera, special, me njerëz që tërhoqën ekipet, tre presidentët e tri shteteve organizatore. I jap komplimente FIFA-s dhe Gianni Infantino, i cili e bëri këtë gjë mjaft atraktive.

Tri kombëtare të respektueshme, por ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapat tanë. Shpresoj që do t’i kalojmë këta hapa me Sllovakinë dhe pas saj është hapi tjetër me Turqinë ose me Rumaninë.

Shpresoj që ne do të ecim drejt këtij kampionati dhe po i kaluam, në këtë grup që jemi ndoshta do të ishte grupi që do e kishim dashtë. Një arsye më shumë pse po them grupi që do kishim dashtë është për faktin që ne kemi punuar me SHBA-në. Janë realisht shteti që Kosovën e ka ndihmuar në të gjitha aspektet.

Sigurisht, shpresoj të jemi të kompletuar, të mos kemi ndonjë futbollist të lënduar dhe të shkojmë para në këtë kampionat. U uroj “Dardanëve” të gjitha të mirat e mundshme dhe shumë suksese”, – është shprehur presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×