
Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe deputeti, njëkohësisht kryetari i PR-së, Fatmir Mediu gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) mbajtur në Uashington, kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri.
Në fjalën e saj, deputetja Vokshi, e përshkroi situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria. Ajo ka përshkruar me fakte mënyrën se si vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga një qeveri e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë.
Vokshi ka paralajmëruar se Shqipëria është shndërruar nga qeveria e Edi Ramës si një vend i favorshëm për kartelet e drogës shqiptare dhe ndërkombëtare dhe një vend i sigurt për pastrimin parave të aktiviteteve kriminale.
Ky realitet, sipas deputetes demokrate, nuk është vetëm problem shqiptar, por është një rrezik për stabilitetin ekonomik dhe politik edhe të vetë vendeve europiane.
Ndërsa deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka denoncuar gjendjen e rëndë të drejtësisë në vend, ku reforma e drejtësisë e miratuar me kontributin e madh të partnerëve ndërkombëtar. Shqipëria tha Mediu, “ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste. Ajo që dikur ishte një demokraci aspirante europiane, sot lëviz drejt autoritarizmit me një shpejtësi të frikshme. Nuk bëhet më fjalë për debat politik, për konkurrencë idesh apo për rotacion normal pushteti. Bëhet fjalë për mbijetesën e vetë demokracisë. Në këtë realitet mbytës autoritar, opozita jo thjesht sfidohet: ajo përndiqet. E drejta e votës jo vetëm shkelet: ajo vidhet. Sistemi i drejtësisë jo vetëm manipulohet: ai përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Prandaj, fjala jonë sot nuk është apel diplomatik. Është një thirrje alarmi. Është një denoncim i qartë dhe i drejtpërdrejtë se Shqipëria po rrëshqet drejt modelit të Gjeorgjisë, duke humbur themelet e rendit perëndimor të të drejtave dhe lirive. Dhe pikërisht mbi këtë realitet, ka deklaruar kreu i PR-së, Fatmir Mediu kjo rezolutë nuk është thjesht e nevojshme, por urgjente”.
and then