“E ndoqa takimin në Durrës, prisja propozime”, Paloka për foltoren e Salianjit: I ashpër jam me armikun. Do pres dhe një javë dhe…

Demokrati Edi Paloka pohoi sot në emisionin ‘Kjo javë’ në Neës24 se e kishte ndjekur foltoren e Ervin Salianjit në Durrës. Ai tha se priste të dëgjonte disa propozime në këtë takim, por nuk pa të tillë. Ai tha se nuk ka reagime të ashpra, përveç kur vjen rasti me armiqtë.

“Ndoqa pak takimin e Durrësit sepse isha kurioz se çfarë do të ofrohej, dhe në 2021 isha drejtues qarku aty.
Pashë disa nga bashkëpunëtorët e mi aty që i vlerësoj shumë. Disa nga drejtuesit e partisë, ish kreun e Forumit, i njihja. Në PD nëse njihem si i ashpër me armikun, sepse nuk mund të them me kundërshtarin, sepse edhe në PS kam të njohur, në PD s’mund të thotë askush që Ed Paloka ka pasur një reagim negativ ndaj një kolegu. Jam njeriu që më shumë se kushdo jam përpjekur që kjo parti të mos ketë përçarje, dhe këtu nuk flas vetëm për pjesën me Bashën.
Në këtë rast, prita të dëgjoja propozime. Brenda partisë kam 2 zgjidhje, kur nuk dëgjohesh ose do bësh një hap pas ose do të luftosh që të dëgjohesh,. Unë më shumë kam bërë të parën nuk kam dalë shumë në sulm.
Nuk duhet të ketë çarje brenda PD, por do të pres edhe një javë pasi gjatë kësaj jave pres ndryshime.
Në Durrës pashë djem të rinj që duan të ndryshoje diçka brenda PD. Nga koha e zgjedhur për të bërë këtë lëvizje, nuk mendoj se është e duhura. Madje të rinjve që vërtetë mund të kenë pasion doja t’u thoja, mjafton një parim: “Kur të brohoret armiku, shih një herë rrotull”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×