Nuk është më tabu/ Avokati: Divorcet mbeten një realitet gjithnjë e më i shpeshtë për çiftet e reja

Avokatët që trajtojnë çështje familjare pohojnë se prishja e ekuilibrave ekonomikë dhe socialë është një nga faktorët kryesorë që çojnë çiftet drejt divorcit. Emigracioni i njërit prej bashkëshortëve, largësia e zgjatur dhe vështirësitë financiare krijojnë tensione të vazhdueshme, të cilat shpesh përfundojnë në vendime ligjore.

Specialistët vlerësojnë se realitetet sociale dhe ekonomike të zonës po ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet familjare, ndërsa mungesa e mbështetjes psikologjike dhe shërbimeve këshilluese, veçanërisht në zonat rurale, e bën më të vështirë menaxhimin e krizave brenda familjes.

Ata vlerësojnë se divorci nuk është më tabu, por një reflektim i ndryshimeve të thella që po përjeton familja shqiptare në realitetin e sotëm shoqëror.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×