“Berisha shpalli armiq grupin e Bashës”, Ermal Peçi: Statuti e thotë qartë ‘nëse humbet jep dorëheqjen’, PD ka 280 mijë vota më pak nga 2021

Gazetari, Ermal Peçi, theksoi se PD ka humbur 280 mijë vota nga viti 2021, kohë kjo kur Sali Berisha shpalli armiq grupi e Bashës.

Ai tha se anëtarët e kryesisë në PD dhe kryetari Sali Berisha nuk kanë respektuar statutin pas 11 majit, pasi sipas tij, minimalisht duhet të kishin dhënë dorëheqjen.

“Politikanët sot minimalisht duhet të respektonte statutin. Çfarë thotë statuti i Berishës? Që në momentin që humbet zgjedhjet, pa asnjë arsye duhet të japësh dorëheqjen.

Këta përjashtuan grupin e Bashës dhe i targetuan si tradhtarë, të cilët bashkëpunuan me Ramën dhe Sorosin ishin e keqja e PD-së dhe tradhtuan besimin e demokratëve.

Nga foltorja 1 një duke i larguar të gjithë tradhtarët që i nënkuptonte z.Berisha sot në 2025 me statistikat e PD ka një rënie nga 21% deri në 42 % në çdo qark. Dhe ka gati -28000 vota nga 2021. Nga kjo analizë mbajnë përgjegjësi këta që zgjodhën të rreshtohen krah z.Berisha.”, tha Peçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×