“Menderja dhe firma nuk vihen vend e pa vend”/ Tensione te Ligjet për Avokatin e Popullit, Erjo Mile-Blushit: Kërkoni qofte te daja, por… (VIDEO)

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me kandidaturën për Avokatin e Popullit.

Batuta ka akuzuar se mazhoranca do që të jetë ajo që vendos se kush do të drejtojë këtë institucion, pasi do të “kapë” edhe Avokatin e Popullit.

Ndërkohë, Erjo Mile, u shpreh se opozita duhet të mendohej mirë kur firmoste për të mbështetur kandidatët, pasi është një kat që sjell pasoja.

Pjesë nga diskutimet:

Tedi Blushi: Do kaloni disa diversantë për të kapur edhe këtë institucion. Nuk habitem që mazhoranca që ka falsifikuar edhe firmën e kryetarit të Kuvendit, të mos thoni që kandidatë pa mbështetje të thoni ka mbështetjen e opozitës.
Lini opozitën të mbështesë emrin, ose na thoni që do të kalojmë filan person.

Erjo Mile: Ideja që firmat mblidhen pasi komisioni miraton listën, është process që nuk e verifikojmë. Kur mblidhen firmat nuk vihet data. Nëse emri kalon në komision emri i tij është I vlefshëm. Firma e çdo personi është një akt që sjell pasoja. Po diskutojmë për persona që kanë marrë firmat tuaja dhe I kemi miratuar. Besoj që ishte vendimi më I mirë që mori mazhoranca të mos mbështesë askënd dhe duke ua lënë ju në dorë. Ajo çka kërkoni ju janë qofte te daja. Thoni do ju sjellim ne kë duam dhe kaq. Keni pasur një shprehje të bukur te partia juaj zoti Blushi “Menderja dhe firma nuk vihen vend e pa vend”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×