
Ish deputeti i PD Ervin Salianji në “Studio 24” tha se forcimi i Partisë Demokratike i shërben shoqërisë. Salianji foli edhe për takimet me demokratët dhe me më të votuarit, duke thënë se nuk ka aspak një interes personal por qëllimi kryesor është zgjimi i PD.
Ai tha se është e domosdoshme që PD të ripërtërihet.
“Kjo është përfaqësim i një shqetësimi që ekziston te shumë demokratë dhe në shoqëri. PD në këndvështrimin tim po qëndron në vend. Mos hapja, mos mbajtja e përgjegjësive është një avantazh i padrejtë që ka Rama. Ne duhet ta zgjojmë PD dhe duke zgjuar PD ndodhin gjithë proceset e tjera. Faza e parë ka qenë zgjimi kjo nuk bëhet për interes personal dhe unë kam shumë marrëdhënie të mira me Berishën. Por kam shqetësim që e tejkalon interesin personal. Pra e shoh që jo vetëm duhet të kemi hapa të rëndësishëm por duhet edhe të kemi në konsideratë interesat e qytetarëve”, tha ai.
Gjithashtu Salianji shtoi se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ka qenë i padëshiruar.
“Unë kam shprehur shqetësimet e mia te kryetari i partisë, kam pritur se më është thënë duhet të presim raportin e OSBE/ODIHR. Dhe pasi kam parë që se ka pasur dakordësi që zgjedhjet nuk kanë qenë siç duhet dhe kam thënë që duhet të bëjmë protestë. Kam kërkuar analizë me metodologji të caktuar dhe kur zëvendëskryeministrja u mor e pandehur kam kërkuar të bëjmë revoltë. Pra kam menduar të takoja njerëz të tjerë”, tha ai.
and then