
Vijon pretendimi i PD që mazhoraanca të njohë tërheqjen e mbështetjeve të PD për kandidatët në garë për Avokatin e Popullit.
Deputeti Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar mazhorancën se nëse nuk do të merret parasysh kjo, Avokati i Popullit do të përballet me pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin e tij.
Bylykbashi: Nuk janë kandidatët që vetë propozohen, janë deputetët që i mbështesin. Propozimi është një akt i disa deputetëve. Tërheqja jonë është bërë përpara vlerësimit nëse kandidatët i kanë apo jo firmat. Të gjithë ishin me firma dhe mbështetje të tërhequra.
Ju paralajmëroj BE nuk mbështet nxitimin tuaj, as kandidaturë politike, janë të gatshëm të presin derisa të mblidhen firmat në mënyrë konsensuale.
Nëse vijoni kështu Avokati i popullit do të jetë me cen kushtetues dhe do të vihet në pikëpyetje ligjore legjitimiteti i tij.
and then