“Të të ofendojë ky, fundi!”, Balla ironizon Nokën për lapsusin: I vetmi Flamur, që s’di se kur është ngritur flamuri!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taluant Balla ka qenë i ashpër me demokratin Flamur Noka, pasi ky i fundit e ofendoi me fjalën ‘injorant’.

Balla: Sot dalim para shqiptarëve me një buxhet dhe plot të mira, për ata që na kanë dhënë nderin që të qeverisim si shumicë. Edhe ju sot keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti i kauzave që ju keni marrë dhe i lini rrugëve e tregon. Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Ju talleni me kauzat që nisni, me kërkesën tuaj për të bërë një mocion me debat për zgjedhjet. Thatë; lepurit! Po pse ne kemi firmosur. Ku është ky, të të fyejë ky që është i vetmi flamur, që nuk e di se kur është ngritur flamuri, është fundi! Ai tha; këta i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të Partisë tuaj na e sollët këtu.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×