Dhjetori, 35 vite më pas/ Dashamir Shehi: Shqipëria ka ndryshuar, por nuk kemi ndërtuar institucione demokratike të pavarura

Këtë të enjte në emisionin “Kjo Javë”, në “News24” me moderatoren Nisida Tufa, ish deputeti Dashamir Shehi foli për lëvizjen e dhjetori, duke u ndaluar edhe tek situata aktuale në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Shehi tha se ende sot e kësaj dite, nuk është arritur që të ndërtohet një shtet demokratik me institucioneve të pavarura, duke shtuar se e sheh ende situatën në një tranzicion shumë të gjatë.

“Deri te liria mbërritëm, te demokracia edhe sot e kësaj dite nuk ia kemi arritur. Për të ndërtuar një shtet demokratik me institucioneve të pavarura edhe sot e kësaj dite jemi në tranzicion. Një tranzicion shumë i gjatë. Por ekonomikisht mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar, por nëse kemi për të ndërtuar institucione demokratike të pavarura, atëherë them se jemi shumë mbrapa. Nëse do flasim për sistemin shëndetësor, ka copa të mrekullueshme, por sistemi bazik nuk është. Nëse do të ktheheshim pas, do bënim shumë gjëra ndryshe. Kryesore ndarja e pushteteve. Të jenë të pavarura. Rezultatet janë këto që janë. Në një vend si Shqipëria e ‘90, shumica ishin të varfër, shumica të paarsimuar, shumica ishin rural dhe demokracia është produkt urban. Pra tre elementët bazë ishin nga krahu i kundërt i demokracisë. Pra si do prodhohej një demokraci si e ka Perëndimi…”, tha Shehi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×