“Agaçi i arratisur prej 3 javësh”, Berisha për aksionin e SPAK te AKSHI: Karçajan krymafioze, Lubia-bis. Roli i Ramës në grupin kriminal!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha në një konferencë për mediat se Ergys Agaçi, për të cilin është dhënë masa arrest me burg, është arratisur nga Shqipëria.

“Rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agaçin, i arratisur 3 javë më parë nga Shqipëria, ish-ortaku i Armand Fangut, që është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar apo jo mandat-arrest. Geron Meçën, ish-ortakun e Frangut, që ka 2 apo 3 muaj që është në arrati, që nga pengmarrja e organizuar nga Agasi, me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramës, e implikuar direkt sipas regjistrimeve ambientale në tenderat e familjes të Frangut. Dje apo pardje ju informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, famozi Erald Beqiri dhe Mirlinda Kaçanaj, Lubia-bis, mungojnë dhe disa zyrtarë, Vlora Hyseni, që ka qenë e atij angurazhi. Meçe ka qenë ortaku, kurse ky është baxhanaku i dashur që i çonte valixhet me para në familje. (tregon foto). Ky është grup i strukturuar kriminal, organizatë kriminale më saktë. Para jush kam denoncuar me dhjetëra herë Armand Frangun, si njeriu që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni! (Tregon foton),90-96 % të fondeve. Geron Meçe pohon se abc është kompani e baxhanakut dhe jo vetëm ndërhyn ai, por zonja Rama në përcaktimin e tenderave. Dosjen e ka pasur prokurori Mara, që thuhet se donte ta asgjësonte Dumani, por mësuan se doja ndodhej dhe diku tjetër dhe nuk e asgjësuan.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×