SPAK dorëzoi provat për t’i hapur rrugë arrestimit të Ballukut”, Berisha: Peleshi i ka mbyllur në kasafortë! S’ua dorëzon anëtarëve të Këshillit të Mandateve

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu ka bërë me dije se kryeparlamentari Niko Peleshi ka mbyllur në kasafortë provat e dorëzuara nga SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, duke mos ua bërë me dije anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Sipas Berishës një hap i tillë po merret pasi nga provat që ai i quan të llahtarshme, del se Balluku është një shërbëtore e Ramës.

“Tuneli u nda 97 milionë, ndanë edhe Unazën. Zhvillimet vazhdojnë  super mafioze, pasi prokuroria paraqiti në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, e patë reagimin e Ramës si udhëheqësi i reformës në drejti, la të kuptojë se ai nuk do të heqë imunitetin, nuk veprohet si në rastet e tjera por do të bëhet një analizë dhe Rama do të shpëtojë menderen e tij. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat ku re bazojnë kërkesën për arrestimin e  Ballukut. Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep anëtarëve të komisionit të Mandateve, kjo nuk ka ndodhur kurrë.  Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme që e bëjnë Lubinë, thjeshtë një shërbëtore të Ramës. Ai  nuk ua jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×