VIDEO/ U promovua si investim strategjik dhe kushtoi 14 milionë euro, rruga Maliq-Lozhan e ndërtuar nga “Gjikuria” pëson shembje 1 vit pas inaugurimit

Rruga e re Maliq–Lozhan–Strelcë ka pësuar çarje anësore, duke ngritur sërish pikëpyetje dhe shqetësime serioze mbi sigurinë dhe cilësinë e punimeve në infrastrukturën rrugore në Shqipëri. Siç shihet edhe nga pamjet segmenti rrugor është dëmtuar ndjeshëm, ndërsa anësoret kanë pësuar rrëshqitje.

Dëmtimet janë konstatuar vetëm pak kohë pas inaugurimit të rrugës, ç’ka shton dyshimet mbi standardet e ndërtimit.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. Aksi Maliq–Lozhan–Strelcë u promovua si një investim strategjik, pasi lidh qytetin e Maliqit me Gramshin dhe zonat përreth, duke krijuar një korridor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe turistik të zonës.

Ky segment i ri rrugor, me një gjatësi prej 18.8 kilometrash, konsiderohet një hallkë kyçe për lidhjen e fshatrave të Qarkut Korçë me qendrat urbane. Rikonstruksioni i rrugës u realizua me fonde të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, me një vlerë rreth 1.4 miliard lekë dhe është ndërtuar nga “Gjikuria”.

D006b535 875b 4566 Aef3 0f7cf5464678
D006b535 875b 4566 Aef3 0f7cf5464678



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×