
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qëndruar në zyrë deri në orën 22:36.
Në postimin e tij, Berisha hedh akuza të rënda duke shkruar se bëhet fjalë për “prishje provash” dhe e cilëson situatën si “krim në vazhdim”.
Të premten në orën 10:30 mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
and then