Shitje rekord/ Presidenti konfirmon transferimin e mesfushorit shqiptar

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, është pranë transferimit te klubi ukrainas Polisia Zhytomyr. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe lojtari ndodhet tashmë në Ukrainë, ku po kryen testet mjekësore përpara firmosjes së kontratës.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Klyzh, Iuliu Muresan, i cili ka bërë të ditur se gjithçka është drejt përfundimit, megjithëse ka zgjedhur të mos zbulojë shifrën zyrtare të transferimit. Sipas tij, operacioni përfaqëson një fitim të qartë për klubin rumun.

“Emërllahu ndodhet në Ukrainë që nga e mërkura. Ai duhet të kalojë testet mjekësore dhe gjithçka është e qartë. Nuk flas për çmime, asnjëherë nuk e kam bërë, por mund të them se është një biznes me përfitim për ne, nëse krahasojmë sa kemi investuar dhe sa po përfitojmë tani,” është shprehur Mureshan.

Ndërkohë raportohet se klubi rumun do të përfitojë 1.5 milionë euro, ndërsa ka ruajtur edhe 15 për qind nga një shitje e ardhshme e mesfushorit kosovar. Presidenti i klubit rumun ka konfirmuar se përqindja e rishitjes është e njëjtë me atë të përcaktuar në kontratë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×