Aksioni i SPAK për tenderët e AKSHI/ Hoqi verën miliona euro nga kantina, Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit (DETAJE)

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin. Ky i fundit mësohet se është djali i xhaxhait të Ergys Agasit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “News 24” se urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj. Prokurori Valikaj gjithashtu ka nisur dhe hetim për pastrim parash

Mësohet se Eno Agasi ka hequr verën miliona euro nga karantina. Mësohet se pasi ishte bërë inventari ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.

Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Gjithashtu mësohet se Eno Agasi ka hequr edhe pamjet e kamerave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×