Dhuna në Vlorë, distancohet Flamurtari: Këto veprime nuk përfaqësojnë vlerat e klubit, gati të bashkëpunojmë me Policinë

Dhuna në Vlorë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës ka kthyer vite mbrapa futbollin shqiptar.

Klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur keqardhje për incidentet e ndodhura ku disa individë hynë në fushën e lojës dhe u përfshinë në përplasje, ndërsa është distancuar nga çdo lloj dhune.

Flamurtari tregon gatishmërinë për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Në fund, në deklaratën zyrtare theksohet se, “klubi paralelisht, do të intensifikojë punën dhe komunikimin me tifozët dhe grupimet e tyre, në mënyrë që mbështetja për Flamurtarin të jetë e fortë, por gjithmonë brenda respektit dhe rregullave, duke shmangur përsëritjen e episodeve të tilla në të ardhmen”.

Postimi:



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×