Sot protesta e opozitës/ “Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur Ballukun”, deputeti Gjunkshi: Heshtja sot, bashkëfajësi! Prania është qëndrim

Teksa sot është protesta kombëtare e opozitës, deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjunkshi thekson se sot është një thirrje për dinjitet dhe drejtësi.

Sipas demokratit, Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e njerëzve, shërbëtorë të tij, mes tyre edhe Belinda Balluku.

REAGIMI
Sot, ora 18:00, qytetarët kanë fjalën.
Sot nuk është thjesht një protestë opozitare. Sot është një thirrje për dinjitet, për drejtësi.
Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e njerëzve, shërbëtorë të tij, mes tyre edhe Belinda Balluku. Kur drejtësia afrohet, pushteti dridhet. Dhe kur pushteti dridhet, kërcënon, shantazhon dhe sulmon institucionet e pavarura.
Kjo nuk ka më të bëjë me parti. Ka të bëjë me Shqipërinë.
Me taksat tona. Me spitalet që mungojnë. Me rrugët që kushtojnë sa ari. Me një qeveri që mendon se është mbi ligjin.
Sot në orën 18:00, ejani të gjithë. Pa flamuj partie, por me flamurin e qytetarit që nuk pranon të vidhet dhe të poshtërohet. Heshtja sot është bashkëfajësi. Prania është qëndrim.
Shihemi në protestë. Për drejtësinë. Për Shqipërinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×