“S’do ta japim autorizimin për Ballukun para 22 janarit”, Berisha për paralajmërimin e Ramës: Janë 1.2 mld euro në vetëm 2 dosje. Lulet e AKSHI-t i ujiste linda e Surrelit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nuk do të japë autorizim për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ccka do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, para 22 janarit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh pasuritë të cilat diskutohen në dosjet në hetim, janë vetëm deri tani1.2 miliardë euro, ndaj opozita do të vijojë revoltën deri në përmbysjen e regjimit.

“Do të bëjmë çdo përpjekje që para shikohet nga ligji, por do i bëjmë me bindjen se Rama pa dorëzuar veten nuk dorëzon Ballukun. Janë 1.2 mld euro në vetëm 2 dosje.
Ka dalë edhe dosja e AKSHI-t, lulet e atij kopshti i ujiste linda e Surrelit.
Ishin marrë 3 pengje dhe ndoshta gjëra më të mëdha. Rama e ka të qartë se mbi të rëndojnë krime të përmasave që dalin jashtë parashikimeve.
Opozita zbret në shesh me bindjen të zhdukë narko shtetin”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×