Dyshime të forta për kurdisjen e superndeshjes së boksit Joshua-Jake Paul, avokatët përgatisin padinë

Jake Paul u përball me Anthony Joshua në një ndeshje boksi, por amerikani jo vetëm që pësoi disfatë, por edhe iu thye nofulla.

Gjithsesi, pavarësisht humbjes që mbetet e hidhur, amerikani Paul fitoi miliona dollarë.

Menaxheri i Jake Paul, Nakisa Bidarian, ka zbuluar se avokatët po ndjekin në mënyrë ligjore njerëzit që pretendojnë se ndeshja mes Jake me Anthony Joshua ishte e kurdisur.

Kohët e fundit janë shtuar në maksimum zërat se i gjithë spektakli ishte i manipuluar, çka ka zemëruar Paul.

“Jo, nuk mendoj se veprime të tilla do t’i ndalin pretendimet. Avokatët tanë po ndjekin në mënyrë ligjore një numër njerëzish”- tha Bidarian.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×