
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
I plagosuri dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
and then